Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të romve dhe egjiptianve në shoqërinë malazeze
Drejtoresha e Qendres per Pune Sociale ne Ulqin, Marina Kastrati, duke folur ne emisionin Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të pakicës rome dhe egjiptiane në shoqërinë malazeze tha se Qendra për punë sociale, punon intensivisht në përmiresimin e mirëqenijes sociale dhe ekonomike të komunitetit rom dhe egjiptian. Ajo theksoi se instituicioni qe drejton prej kohësh ka fokusuar aktivitetin e vet në disa komponente kryesore, siç është përkujdesja sociale, ndihma në edukimin e fëmijeve të këtij komuniteti, asistena sociale, angazhimi për përmiresimin e jetesës, kompensimet e fëmijeve dhe të moshuarve etj. Bashkëbisedusja jonë nenvizon se bashkepunimi i frytshëm me institucionet e tjera është parakusht për përmirësimin e të gjitha problemeve të lartëpermendura dhe se Qendra angazhohet që ky bashkepunim të jetë në nivelin e duhur.
Preuzeto sa: Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të romve dhe egjiptianve në shoqërinë malazeze – Radio Elita (elitaradio.me)